A patë derbin Dinamo me Partizanin për çerekfinalet e Kupës? Ishalla nuk keni bërë mëkatin për të numëruar tifozët në stadium, pasi dikush edhe mund të bënte pyetjen fatale: a është gjallë Derbi edhe kur tifozët nuk janë në stadium? Po të besosh komentatorët, ata që nga halli shpikin një ndeshje tjetër nga ajo që bëhet, shkak i braktisjes nuk gjënden brënda në rrënjët e lojës, por janë temperaturat e ulta .
Pale ç‘kompliment kemi marrë nga disa të huaj të pranishëm në ndeshjen Derbi , disa ditë më parë, Dinamo –Tirana në kampionat:” Ju lumtë që nuk lejoni tifozë në stadiume për shkak të Covidi-t”..
Sikur ta dinin.. se cili është virusi i vërtetë i kësaj “mrekullie”, do të zhbironin se palët janë divorcuar për shkak të moralit , sepse ata të fushës ia dredhin atyre që i jepnin edhe shpirtin tek shkallet , që shahen dhe blasfemohen , sikur te jetë dita e fundit !
Ky brez futbollistësh , që nuk arriti kurrë ta kuptonte se derbi është një akt sublim , me mëndjelehtësi besonin se nuk do të sosej një ditë durimi i tifozëve . Se Derbi edhe mund ta humbiste virgjërinë , por kurrsesi tifozët. Dhe fati është ndëshkues : zyrtarët tanë kanë bërë xhelatin duke ndeshkuar kolektivisht publikun e Derbit, kurse tani loja është përmbysur..janë tifozët që po i ndëshkojnë ata!
Sfidanti.al