Luka Donçiç pranë 10 më të mirëve në NBA në moshën 22-vjeçare!

Është tepër i ri, por kjo nuk po e pengon aspak.Ylli nga Sllovenia, Luka Donçiç, vazhdon të mahnisë basketbollin amerikan duke iu afruar 10 vendeve të para të njërës prej renditjeve më prestigjioze. Lojtari i Dallas Maveriksave, edhe pse vetëm 22 vjeç, është shumë pranë vendit të 10-të të renditjes së atyre që kanë më shumë tripëll dabëlla. Donçiç pati 15 pikë, 10 topa në tabela e 15 asistë në fitoren e Dallasit ndaj Portlendit me shifrat 132-112. Ky ishte tripëll dabëlli i tij numër 6 i sezonit dhe i 42-ti në karrierë. Në renditjen e të gjitha kohëve, në vendin e 10-të është Fat Lever me 43 tripëll dabëlla. “Gjithçka lidhet me Lukën, – tha letonezi Kristaps Porzingis, – është më e lehtë të luash kur ai është në ekip”.

Sfidanti.al