Portugezi ishte hatërmbetur me faqen e specializuar në internet, “Transfermarkt” për vlerësimin që i bëri kartonit të tij. Kjo faqe bëri një formacion të lojtarëve më të shtrenjtë të agjentit Zhorge Mendes, dhe Kristiano Ronaldos i dhanë çmimin 75 milionë euro. Përmbi të ishte Bernardo Silva i Mançester Sitit me 100 milionë euro. Sipas mediave europiane, CR7 u mërzit shumë dhe kontaktoi direkt me drejtuesit e faqes, madje arriti deri aty sa t’ua bllokonte faqen në internet (!!!). Ndoshta Ronaldo harron që është 36 vjeç e më shumë, dhe që kaloi nga Juventusi tek Mançester Junajtidi për jo më shumë se 25 milionë euro.
Sfidanti.al