Vjen firma e francezit, Axel Disasi është lojtari më i ri i Çelsit

Fillimisht e kërkoi Junajtid, më pas Njukasëll e në fund përfundoi te Çelsi. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e Monako, Aksel Disasi, i cili të martën iu nënshtrua testeve mjekësore e këtë të premte ka nënshkruar kontratën, si lojtari më i ri i “bluve”.

“Ylli” 25-vjeçar i mbrojtjes i kushtoi londinezëve plot 45 milionë euro dhe pritet të jetë një ndër lojtarët kyç në vijin e fundit të mbrojtjes, teksa pëlqehet shumë nga tekniku argjentinas Mauricio Poketino. Përsa i përket kontratës personale, Disasi pritet të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare te Çelsi e tashmë marrëveshja është pothuajse e mbyllur totalisht dhe pritet që në orët në vazhdim të zyrtarizohet dhe kalimi i francezit, në “Stamford Brixh”.

 

sfidanti.al