Vjen Championsi, në Gjermani u vjen keq për Interin

E mërkura do të vijë shpejt, nuk na ndajnë as dy ditë. Pikërisht në mbrëmjen e e mesjavës, fiks në orën 21:00 do të dalin në fushën e “San Siros” Interi e Bajernit për të luajtur ndeshjen e parë në grupe këtë sezon në Champions. Do të kenë kaluar vetëm pak ditë-net që nga disfata në derbin e Milanin pikërisht në atë stadium, dhe mediat bavareze përpiqen të nxjerrin disa konkluzione. Në Mynih mendojnë se Interi nuk ka “qullosur” gjë në Champions me Konten, ndërsa me Inzagin doli më mirë vjet, por duket se ekipi sikur ka pak frikë (kështu tha edhe Arrigo Saki për derbin). Po ashtu, këto media shkruajnë se Simone Inzagi ka një huq të keq që të tregohet më shumë i kujdesshëm sesa duhet në ndeshjet e rëndësishme, duke u përpjekur t’i përshtatet kundërshtarit. Për këtë e pësoi ndaj Lacios e Milanit. Në Gjermani mendojnë se Interi është një apo dy shkallë poshtë Bajernit, ndërsa është edhe më i dobët sesa Barcelona, pra nuk ka shanse të mëdha për t’u kualifikuar. Ekipi quhet i fiksuar në 3-5-2 dhe nuk di të ndryshojë skemat, të ketë Plan B, dhe kjo i ka prishur më shumë punë sesa borxhet e pronarit Çan.

Sfidanti.al