Qirios mund Medvedevin, sfidon Nadalin për titullin në US Open

Natyrisht, nuk do të jenë vetëm këta të dy në konkurrim, por duken si emrat më të mëdhenj. Me Novak Gjokoviçin të përjashtuar, Zverevin e Cicipasin jashtë, e tani me Danil Medvedevin të eliminuar, Nik Qirios dhe Rafael Nadal duken si dy rivalët më të mëdhenjpër të fituar titullin në US Open.  Tenisti australian bëri sërish “budallallëqe” në terren, por ia doli të fitonte 3-1, me setet 7-6, 3-6, 6-3 e 6-2. Një paraqitje e madhe, që krijoi dominim në dy setet e fundit ndaj kampionit në fuqi në Nju Jork. “Pas 3 ndeshjeve unë mund të mos luaj më tenis, – tha Qiriosi më pas, – është turneu i fundit i vitit dhe do të jap maksimumin, por javën që vjen unë do të kthehem në shtëpi për të mos u larguar ndoshta prej saj”.

Sfidanti.al