Nuk jemi aspak në ato që ngjanë vjet në futbollin francez, por gjithsesi “uji po valon”. Atmosfera edhe në ndeshjet e Premier Ligës sikur është acaruar, ashtu si edhe vetë gjendja ekonomike e shoqërisë britanike, ndërsa një shishe u hodh drejt Jurgen Klopit në derbin në “Gudison Park” dhe një tifoz hyri në fushë në formë proteste. Klopi deklaroi se fillimisht mendoi se shishja kishte qenë prej qelqi, por për fat ishte plastike. Tifozi, ndërkaq, hyri në fushë për të protestuar ndaj arbitrit që anuloi një gol të Evertonit kundër Liverpulit. Ai u ndalua nga rojet e sigurisë, por nuk ka garanci që në të ardhmen mund të mos ndodhë më keq.
Sfidanti.al