Rekordi i Manesë, 105 minuta me tifozët pas stërvitje, 1 000 autografe!

Në Mynih, yjet e futbollit kanë qenë të shumtë, që nga Franc Bekenbaueri e Gerd Myleri, për të arritur tek Karl-Hajnc Rumenige, Lotar Mateusi, Efenbergu, Kahn e Lizarazu, Riberi e Roben, Lahm, Shvajni, Tomas Myleri, Levandovski e deri Kimihu. Gjithsesi, për momentin ylli është Sadio Mane. Sulmuesi senegalez i mbërritur nga Liverpuli shihet si hero nga tifozët, të cilët vendosën një lloj rekordi origjinal. Mane qendroi pas stërvitjes me tifozët duke firmosur autografe. Llogaria doli 105 minuta shërbim për përkrahësit e klubit dhe rreth 1 000 autografe!

Sfidanti.al