Horge Vilda është bërë një “i shumëkërkuar” në futbollin iberik. Kjo, pasi lajmet në media që nga fundi i gushtit ishin që futbollistet e kombëtares së Spanjës për femra i kanë kërkuar Federatës që të shkarkojë trajnerin e përfaqësueses. Fillimisht, nuk u dhanë shumë sqarime se përse u bë kjo kërkesë, vetëm u tha se kjo erdhi nga kapitenet e ekipit, mes të cilave edhe futbollistja më e mirë e botës, Aleksia Putejas e Barcelonës. Ankesat e vajzave është që Vilda bën një dallim të madh mes titullareve dhe rezervave që ul motivimin e këtyre të fundit, që sjell dëmtime dhe ulje të nivelit të stërvitjes. Me grumbullimin e ekipit, thirrje për dorëheqje u dëgjuan edhe nga publiku. Për momentin, Federata thotë se trajneri do të vazhdojë, dhe Vilda shprehet se nuk do të japë dorëheqje, por gjendja po përkeqësohet.
Sfidanti.al