Në aspektin financiar, sheikët në Francë as që mund të konkurrohen ndonëse Madridi i testoi kur i ofroi 200 milionë euro për kartonin e Mbapesë. Paris SG ndoshta e ka të qartë se do ta humbasë Kilian Mbapenë madje me parametër zero, por gjithsesi dëshiron t’i punojë një “rreng” Realit, duke tentuar t’i marrë Vinisiusin. Sulmuesi i ri brazilian pritet që të rinovojë në “Bernabeu” ku merr 3.5 milionë euro në vit, dhe klubi mund t’i japë deri në 10 milionë. Gjithsesi, PSG ofron 17 milionë euro siç njoftojnë mediat, pra një rrogë shumë më të madhe! Çfarë do të bëjë braziliani i ri, do të pranojë të rrijë me rrogë më të vogël, apo do të tundohet nga paratë dhe nga mundësia për të luajtur më shumë. Kjo sepse në “Bernabeu”, me ardhjen e Mbapesë, do të jetë dyshja franceze që do të bëjë ligjin, pra Mbape-Benzema.
Sfidanti.al