FSHF tregon dokumentet e 2020-ës se llogaritë nuk i janë bllokuar në 2021!

Pas disa ditësh të “luftës mediatike” dhe padyshim ligjore për çështjen e parave të Tiranës që kalojnë nga UEFA ndëprmjet Federatës Shqiptare të Futbollit, kjo e fundit botoi disa dokumenta të kërkesës së Tiranës për një pagesë të vitit 2020. Flitet për një kërkesë për 120 000 euro hua që klubit bardheblu i duhej për fluturim me çarter drejt Tbilisit në ndeshjen e Championsit. FSHF deklaron se paratë janë kaluar në numrat e llogarive të Tiranës në dy banka, Abi Bank dhe Union Bank, e po ashtu Tirana deklaron se ka llogari zyrtare që nuk janë të bllokuara.

Gjithsesi, dokumentat janë të vitit të kaluar, ndërsa kushdo që ka informacion për Tiranën e di se çfarë ka hequr klubi bardheblu nga bllokimet e llogarive me kërkesë të gjykatës dhe të zbatuara nga përmbaruesit. Më skandali është se llogaritë bankare të Tiranës janë urdhëruar të bllokohen sepse duhet paguar detyrimi ndaj ish-presidentit të ndjerë, Metush Seferi, që shkon në 600 milionë lekë të vjetër sipas vendimit të prerë të gjykatave. Edhe pse është marrë ky vendim, Tirana nuk i ka paguar asnjë detyrim z. Seferi, ndër FSHF që mund ta bënte si ndërmjetëse, ka vazhduar të kalojë paratë e kupave të Tiranës tek Tirana pa asnjë problem.

Sfidanti.al