Tirana me 1 mijë halle më në fund shikon pak dritë në fund të tunelit sepse fitorja e Egnatias i dhuroi Europën që për klubin më të titulluar nuk do të thotë prestigj por para mbijetese. Klubi i Refik Halilit sot më shumë se kurrë ka nevojë për “para xhepi” dhe ato do t’i gjejë në garat kontinentale (nëse nuk i bllokojnë sërish llogaritë). Por çfarë ndodhi që Tirana i kaloi hierarkitë për t’u katapultuar në zonën europiane? Është shumë e thjeshtë, Skënderbeu i dënuar për trukim ndeshjesh në Europë duhet të vuajë ende dënimin…
Si për ironi, në ndeshjet ndërkombëtare të institucionit kontinental që ai përfaqëson, do të marrë pjesë një klub me shumë halle.Por, një dhuratë të tillë ia bëri edhe Kukësi, ose më saktë, Egnatia. Pra, tre klube u bënë bashkë (pa dashjen e tyre), për ta shtyrë klubin krenari të futbollit shqiptar, për të kaluar kufirin e ndoshta këtë herë, ndoshta FSHF nuk do t’ia kalojë paratë nga llogaria e ndonjë “shitësi lulesh” në Angli …
Nga Pirro Bardhyli