Fitorja 6-2 në miqësore ishte diçka e pritshme, por gjithnjë kur bavarezët shënojnë shumë gola, atëherë pyetja gjithnjë bëhet: Ndoshta, nuk kanë nevojë për Robert Levandovskin? Natyrisht, trajneri Julian Nagelsmani nuk mundet të thotë që “nuk ka çfarë na duhet Leva”, ndonëse e jep një përgjigje lidhur me këtë. “Lervandovski nuk është më tek ne, – thotë ai, – nëse japim krosime, nuk kemi më qendërsulmuesin që shënonte gjithmonë. Tani duhet të luajmë me aksione të shpejta dhe me ndryshime vendesh. Jam i lumtur që Tomasi (Myleri) po përshtatet shpejt, Mane po ashtu që është më shumë një numër 10 sesa 9, dhe që vetëm 1 sezon tek Liverpuli luajti në qendër të sulmit. Po ashtu, Gnabri”. Për Nagelsmanin, me siguri është më mirë që Levandovski është larguar.
Sfidanti.al