Turi i Francës ka “Mbretin” e ri, Vingegard fiton në Pirenej dhe hipotekon titullin!

Nëse një ditë më parë, e gjithë bota që ndjek çiklizmin ndoqi një duel tepër emocionues në finishin e etapës malore në malet franko-spanjolle, këtë herë përshtypja ishte e ndryshme. Jonas Vingegard është “Mbreti” i ri i Turit të Francës pasi dha një provë force në etapën e fundit në Pirenej, me mbërritje në Hotakam, në ngjitjen që dominon Lurdesin. Epërsia e danezit ndaj kampionit në fuqi, Tadej Pogaçar, është tani 3’26”, pra ai fitoi mbi 1 minutë vetëm në ngjitjen e fundit. Vingegardi u tregua edhe shumë sportiv, duke e pritur sllovenin pasi u rrëzua në zbritjen nga Kodra e Spandejës (Spandelles), duke i dhënë edhe dorën. Gjithsesi, në vazhdim Vangegardi shfrytëzoi faktin se është më pak i dëmtuar fizikisht dhe se ka një skuadër që e mbështet, sidomos belgun Van Ert (Aert). Kur mbeten edhe pak etapa, dhe një kronometër, duke se Fanela e Verdhë e ka gjetur padronin për këtë vit.

Sfidanti.al