Çelsi nuk e ka hallin tek Broja, por tek 200 milionë euro të bllokuara

Nuk janë para në bankë, të cilat mund të jenë “ngrirë” nga ndonjë sanksion, sepse Roman Abramoviçi nuk është më pronar i klubit. Me amerikanin Tod Boehli nuk ka probleme të tilla, por gjithsesi ai miliarderi nga përtej Atlantikut nuk ka “shkopin magjik” për të ndryshuar situatën. Mediat angleze shkruajnë se klubi londinez duhet të transferojë në dalje disa futbollistë, si Verner, Baçuai, Kepa, Sarr, Kenedi apo Barkli. Në total, Çelsi shpreson të fitojë 180 milionë paundë stërlina, ose mbi 200 milionë euro. Deri tani asgjë nuk ka ndodhur dhe kjo ndikon në politikën e blerjeve, pasi bluve të Londrës u duhet edhe një sulmues. Në këtë mënyrë, trajneri Tuhel nuk e ka shumë problem Armando Brojën, pra nëse do ta mbajë apo jo në skuadër, por duhet të krijojë 200 milionë euro dhe të lirojë skuadrën nga 6 futbollistë.

Sfidanti.al