Rruga deri në fazën e grupeve është e gjatë, por kjo skuadër e ka për detyrë. Konjaspori jo më kot ishte një nga më të mirat në Superligën e Turqisë sezonin e kaluar dhe aventurën europiane e nisi më së miri. Fitore 3-0 në fushën e BATE-s së Borisovit nga Bjellorusia, një ekipi që dikur arrinte fazën e grupeve në kupat kontinentale. Në fushë u dalluan dy shqiptarët, një i Kosovës dhe një i Shqipërisë. Zymer Bytyqi shënoi njërin nga golat, madje të parin, ndërsa Sokol Cikalleshi ishte aktiv gjatë gjithë kohës që ishte në fushë. Fitorja 3-0 bën që Konjasporti të jetë praktikisht në raundin e tretë në Ligën e Konferencës, pra duke hedhur hapin e parë drejt “vjeshtës europiane”.
Sfidanti.al