Portugezi nuk po paraqitet në vendin e punës dhe u bënë ditë që nuk është në stërvitje. Saktësisht, nuk është bashkuar aspak me Mançester Junajtidin që me nisjen e fazës përgatitore dhe nuk do të shkojë (me gjasë) në turneun në Tajlandë, por megjithatë drejtuesit e klubit kanë ende nevojë për imazhin e tij. Ishte pikërisht Kristiano Ronaldo që u zgjodh si “lojtari i kopertinës” në prezantimin e fanelës për sezonn e ardhshëm. Gjithsesi, mediat angleze shkruajnë se Junajtidi nuk realizoi një reklamë speciale me figurën e CR7-ës ndërsa spekullimet janë të shumta se ai mund të largohet për tek Çelsi, Bajerni apo Napoli.
Sfidanti.al