Vajza 27-vjeçare nga Tunizia u bë e para nga ajo pjesë e botës që mbërriti në një finale të një Grand Slemi të tenisit. Ons Zhaber mundi mikeshën e saj Tatjana Maria duke u kualifikuar në ndeshjen fundore të Uimbëlldonit në konkurrimin individual të femrave. Suksesi 2-1 me sete (6-2, 3-6, 6-1) ishte i merituar ndaj një tenisteje të fortë këtë vit si Maria që ka lindur dy fëmijë dhe që dëshironte të ishte femra e parë që fitonte një Grand Slem tenisi si nënë, që nga viti 1980. Nuk ia doli dot, por Zhaberi u bë e para arabe dhe e para afrikane që arrin në një finale Grand Slemi. Gjysmëfinalja nuk ishte një deklarim force, siç bënin motrat Uilliams, por një kombinim inteligjence dhe teknike, ku fituese doli Zhaberi. Finalja do të jetë e madhe ndaj ruses së kthyer në kazake, Jelena Ribankina, që mundi 2-0 me sete rumunen e fortë Simona Halep, 6-3, 6-3.
Sfidanti.al