Ka qenë një lojtar i madh i epokës së tij, me Bajernin dhe Realin, si dhe me kombëtaren e Gjermanisë. Pol Brajtner ka qenë pjesë e atij brezi të futbollit gjermanik që arriti të fitonte thuajse gjithçka dhe mori mbi vetëe suksese dhe lavdi të rrallë, ndërsa sot nuk e sheh me sy të mirë sjelljen e Robert Levandovskit. “Në kohën time këto gjëra nuk ndodhnin, – kritikoi Brajtneri, – unë nuk mbaj mend që Bajerni ta ketë kërcënuar Levandovskin për t’i prishur kontratën në të kaluarën, siç po bën ai tani që kërcënon ta prishë vitin që i ka mbetur”. Më pas, gjatë prezantimit të librit të tij “Nata e Seviljes” (që i kushtohet gjysmëfinales së Botërorit RFGJ-Francë në 1982), ai shtoi se “kjo situatë është shumë e përshtatshme për gazetarët”.
Sfidanti.al