Me Di Marinë, Pogbanë, Kulibalin, Vlahoviçin dhe Kiezën e rikthyer, Juvja duket e fortë

Nuk është në ato nivele që ka qenë shumë vite më parë, dhe nuk po flasim për kohën e Nedvedit, Del Pieros e të tjerëve. Kjo Juve e sotme nuk duket as ajo që kishte Bufonin, Kielinin e Bonuçin të rinj, Pirlon, Pogbanë e ri dhe Tevezin, por gjithsesi duket më e fortë sesa vjet. Vërtet do të largohet De Ligti dhe Kielini i ka dhënë fund, por përforcimet dhe kthimet nga dëmtimet do të ndikojnë për mirë. Në Torino mbërriti Angel Di Maria, po ashtu pritet Pol Pogba, ndërsa ëndrra për mbrojtjen është Kulibali i Napolit. Po ashtu, trajneri Alegri ka Kiezën që kthehet nga dëmtimi dhe Vlahoviçin e marrë në janar. Tifozët e “Zonjës së Vjetër” mund të kenë besim se ekipi i tyre do të sfidojë Interin e Milanin në garën për titull, ndonëse Seria A sërish do të marrë ata lojtarë që largohen nga Anglia apo Paris SG.

Sfidanti.al