Çfarë të themi për SPAK-un e Zvicrës tani që Blateri e Platinija dolën të pafajshëm?!

Në Shqipëri dihet që nuk kemi besim tek drejtësia, dhe kemi të drejtë që të mos kemi. Gjyqet na duken farsa (jo larg së vërtetës) dhe vendimet nuk janë të drejta, por çfarë mund të themi për drejtësinë në Zvicër që nxorri të pafajshëm dy personalitete të futbollit që këta vite ishin njollosur si pak të tjerë. Zep Blater e Mishel Platini dhanë dorëheqjen nga funksionet nën një “mal” me akuza për korrupsion, për pranim rryshfeti, pra për gjëra që nuk duhet të ekzistojnë dhe që një drejtësi e pavarur (sic) duhet t’i dënojë. Ka 7 vjet që ka nisur gjyqi, me dy burrat që u hetuan edhe nga autoritetet amerikane, por “u mbars mali e polli një mi”. Sot mësojmë se Blateri dhe Platinija janë çliruar nga akuzat dhe janë shpallur të pafajshëm, ndonëse perceptimi i publikut është krejt ndryshe.

Sfidanti.al