Me këtë emër njihet akademia madrilene nga e cila kanë dalë lojtarë të mëdhenj si Raul apo të tjerë. Këto kohë nuk ka qenë e lehtë, pasi Reali ka marrë “prodhim” të gatshëm dhe lojtarë si Karim Benzema apo Vinisius kanë zënë repartin e sulmit në “Bernabeu”. Sidoqoftë, këtë verë Reali mbeti pa dy nga lojtarët që pëlqente, Kilian Mbapenë dhe Erling Halandin, ndaj nisën të bëheshin disa llogari. Nuk është se klubi nuk ka financa, Mbapeja nuk refuzoi për këtë, por duket se “La Fabrika” mund të kthehet në modë. Mediat shkruajnë se trajneri Ançeloti mund të gjejë lojtarë të rinj të sulmit si Latasa, Mariano apo edhe Borha Majoral. Këta mund të jenë mbështetësit e Karim Benzemasë, ndërsa edhe Luka Joviç u largua nga ekipi.
Sfidanti.al