Realitet apo ëndërr? Partizani i Beogradit shpreson vendin e parë në grup!

Kështu shkruante, të paktën, dje, media serbe, sipas së cilës, Partizani i Beogradit ka dy pikë mbas tri ndeshjeve në Grupin B të Ligës së Evropës, por se, në fund të fundit, bardhezinjë ende e kanë në dorë fatin e tyre që ta mbijetojnë grupin. Bardhezinjtë, në realitet, nuk po shkëlqejnë, kanë dy barazime dhe një humbje mbas tri ndeshjesh, por gjithçka mund të ndryshojë, sepse, deri në fund të fazës grupore, Partizani dy ndeshje do t’i luajë para tifozëve të vet në Beograd.

Sidoqoftë, duhet të theksohet se Partizani pati handikape në rrugën e vet në këtë grup, pasi u dënua nga UEFA dhe, në ndeshjen që zhvilloi në Beograd me Dinamon e Kievit (2-3), ai nuk e pati mbështetjen e tifozëve të vet, duke qenë se tribunat e stadiumit ishin të mbyllura, ndërkohë që nga ndeshjet, si vizitorë, bardhezinjtë u kthyen nga Zvicra dhe Shqipëria me nga një pikë, pasi dolën barazim me Jang Bojsat dhe Skënderbeun e Korçes. Kjo nuk është ndonjë situatë ideale, por ende nuk është keq, pasi gjithçka mund të përmbyset. Ndeshjen e ardhshme të zgjedhurit e Miroslav Gjukiçit e kanë, përsëri, më Skënderbeun e Korcës, në Beograd, më 2 nëntor, ndërsa, më vonë, do të jenë mikpritës edhe të Jang Bojsave, që në fund të udhëtojnë për në Kiev për të luajtuar me Dinamon e atjeshme. Pra, mund të thuhet se fati i bardhezinjve do të vendoset në stadiumin e tyre në Humska, ku Partizani do ta ketë “erën në favor”, pra mbas shpinës së tij. Dhe nga ndeshjet që ka zhvilluar më parë, mund të gjykohet se Partizani i ka të gjitha mundësitrë që të mposhtë si Skëndërbeun e Korçës, ashtu edhe Jang Bojsat zviceranë.

Situata në Grupin B është si më poshtë: kryeson Dinamo me 7 pikë, e ndjekin Jang Bojsat me 3 pikë, ndërsa Partizani dhe Slënderbeu kanë nga 2 pikë. Nëse bardhezinjtë i fitojnë dy ndeshjet e ardhshme, Parizani do të ketë 8 pikë, ndërkohë që do të jetë ideale që Jang Bojsat dhe Dinamo të barazojnë në raundin tjetër, kështu që bardhezinjë do të mbesin vetëm në krye të grupit me 8 pikë, të paktën dy pikë para zviceranëve, nëse këta të fundit do të mposhtnin Dinamon. Sidoqoftë, vendimi i fundit do të merrej në raundin e fundit, kur Partizani i Beogradit të skojë në Kiev, më 7 dhjetor, ndërkohë që Skënderbeu do të jetë mik në Bernë, shkruan media serbe. Llogari me ose pa hanxhinë? Sidoqoftë, duhet të pritet, pasi gjithçka është e mundur.

Sfidanti.al