“Fajin e ka femra”, Ramos, Pike e Buskets kërcënojnë Spanjën!

Referendumi dhe pavarësia e Katalonjës mund të jenë acarim për tifozët e Spanjës, por kombëtarja e këtij vendi në krizë, ka edhe një problem tjetër. Ky mund të përmblidhet me fjalët e Napoleonit (më saktë të Aleksandër Dymait), “fajin e ka femra” (cherchez la femme), dhe me rezultatin që tre nga lojtarët kryesorë mund të braktisin seleksionin.

Futbollistët janë Sergio Ramos, Gerard Pike dhe Sergio Buskets, një lojtar i Realit dhe dy katalanas, të bashkuar nga një kauzë e përbashkët që quhet Maria Hoze Klaramunt, femra që mbulon detyrat e shefes së përfaqësueses dhe të shefes së marketingut në Federatën Spanjolle të Futbollit. Të tre lojtarët kanë miqësi me Klaramuntin, dhe i kanë kërkuar presidentit aktual të federatës, Huan Luis Larrea, që të mos e shkarkojë vajzën nga detyra.

Situata paska qenë shumë e rëndë përpara ndeshjes në Lihtenshtajn, ku lojtarët paskan debatuar me presidentin Larrea, madje duke mos e lejuar të hynte në dhomën e zhveshjes. Kërkesa e kapitenit Ramos, e Pikesë dhe Busketsit (mbështetur nga skuadra) është që të ketë zgjedhje të reja në Federatë në mënyrë që në Rusi të shkohet me qetësi dhe stabilitet, ndryshe mund të ketë edhe braktisje të seleksionit.

Sfidanti.al