Gjukiç: “Partizani luajti luftarakisht, nuk kam asnjë vërejtje”

Futbollistët e Partizanit të Beogradit u kthyen vetëm me një pikë (0-0) nga Elbasani, ku ata u ndeshën, në kuadrin e raundit të 3-të të Ligës së Evropës, me “kolegët e tyre të Skendërbeut të Korçës. Në fakt, bardhezinjtë beogradas mund të bënin edhe më shumë kundër ekipit shqiptar, por, megjithatë trajneri i ekipit kampion të Serbisë, Miroslav Gjukiç, thotë se ai nuk ka asnjë vërejtje që t’u bëjë futbollistëve të tij.

“Më vjen keq, sepse ekipi ynë u përpoq dhe krijoi shanse. Të vjen keq që nuk shënuam gol. Sidoqoftë, unë nuk kam asnjë vërejtje për lojtarët, sepse ata, me të vërtetë, luajtën mirë, në mënyrë luftarake. Ajo ishte një ndeshje e vështirë, e fortë… Ne patëm shanset tona, por nuk i shfrytëzuam ata dhe kjo mund të shërbejë si njëfarë rezymeje për ndeshjen”, vuri në dukje Gjukiçi, i cituar nga mediumi serb “Sportske”. Duke folur, veçanërisht, për pjesën e dytë, ai tha:

“Ne më shumë shanse kishim në pjesën e dytë. Në pjesën e parë, ne nuk arritëm që ta kërcënonim kundërshtarin, por, megjithatë, edhe në atë pjesë ne u treguam të fortë e solidë. Në fakt, ne meritonim që të merrnim më shumë pikë sesa një, pasi patëm shanse, por ne nuk i shfrytëzuam ata. Deri tani, ne kemi luajtuar kundër të gjithë të tre kundërshtarëve në grupin tonë dhe jemi të ndërgjegjshëm se sa afër kemi qenë pranë fitores në secilën prej këtyre tri ndeshjeve. Tani, ne kemi dy ndeshje në shtëpi”, tha trajneri Gjukiç.

Sfidanti.al