Reali fiton kur luan “çerek futbolli”, por nuk ia del kur shkëlqen, si ndaj Sociedadit!

Ndonjëherë loja të kthehet kundër dhe ajo që ke “korrur” më parë, nuk mund të jetë më në dispozicionin tënd. Reali arriti vjet dy suksese të mëdha, Championsin dhe La Ligën, duke habitur gjithë Europës, por këtë edicion duket se nuk do të ndodhë kështu. Është herët ta thuash me siguri, por tashmë diferenca e madrilenëve me Barcelonën kryesuese në kampionat është 5 pikë dhe ka ardhur duke u rritur. Kjo, pas disfatës së pësuar ndaj katalanasve në finalen e Superkupës (1-3). Përballja në “Bernabeu” ndaj Sociedadit nuk pati përfundim të kënaqshëm, pasi rezultati ishte 0-0, pavarësisht dominimit të vendasve. Të dyja skuadrat luftuan fort, por Reali pati 20 gjuajtje drejt portës (8 Sociedadi) dhe 7 në kuadrat (3), duke pasur kornet 10-3. Kjo nuk u kthye në gola, dhe madrilenët kanë tani 42 pikë ndaj 47 të Barcelonës së Ksavit.

Sfidanti.al