Kampionët në fuqi i lanë duart nga Kupa e Anglisë, dhe kjo nuk i bën aspak mirë krenarisë apo vetëbesimit. Jurgen Klopi, më në fund, sezonin e kaluar arriti të krijonte një ekip me forcën e duhur për të fituar kupa (bashkë me Kupën e Ligës, Karabao), por këtë edicion çdo gjë është kthyer si më parë, madje edhe më keq. Liverpuli jo vetëm që u eliminua nga kupa më e vjetër në botës, mundur në sekondat e fundit të shtesës nga Brajtoni (që e mundi edhe në kampionat), por edhe ndodhet në pozita të vështira në Premier Ligë. “Nuk është aspak i këndshëm ky eliminim, – thotë Klopi, – ishte e vështirë. Donim të shkonim në raundin tjetër, por respekte Brajtonit. Ne megjithatë mund të shohim gjëra pozitive këtu sepse do të luajmë më pak ndeshje gjatë sezonit”.
Sfidanti.al