Kur nis e keqja, hapi derën dhe kështu po bën edhe “Zonja e Vjetër”. Premtimet dhe përbetimet e trajnerit Masimiliano Alegri nuk vlejnë pasi pas dënimit me -15 pikë nga Disiplina sportive në Itali, kriza po thellohet. Barazimi 3-3 në shtëpi me Atalantën u ndoq me një humbje të rëndë, 0-2 gjithashtu në Torino, këtë herë nga Monza. Në një moment të vështirë psikologjik, rekordmenët e titujve nuk u mbajtën dot edhe pse kanë lojtarë me emër në radhët e tyre. Përveç humbjes erdhi dëmtimi i sulmuesit Milik, ndërsa Pogba nuk u aktivizua dot. Vlahoviç luajti 25 minuta, por me këtë ritëm rezultatesh as bëhet fjalë të kapet zona Champions, edhe nëse apelimi del i suksesshëm pas dy muajve. “Juvja e shuar, asnjëherë e ndezur, asnjëherë nuk krijoi ndonjë rrezik për Monzën”, shkruan “La Gazeta delo Sport”.
Sfidanti.al