Ançeloti: Barazimi i Realit më lë të kënaqur!

Natyrisht, nuk ishte aspak i lumtur pas një rezultati të tillë, aq më shumë që ekipi i tij dha shumë futboll. Karlo Ançeloti u përpoq që të ishte i qetë pasi Reali mbeti 5 pikë prapa Barcelonës në La Ligë. “Ne luajtëm shumë mirë, – thotë ai, – merituam të fitonim, ekipi po përmirësohet, po rritet. Luajtëm shumë mirë me dhe pa top, një ndeshje e kompletuar, por vetëm nuk shënuam dot gol. Një barazim që më lë të kënaqur. Ishte një nga ndeshjet tona më të mira”. Barcelona po shkon përpara dhe Karleto pohon se “duhet të nxitojmë sepse katalanasit po paraqiten shumë mirë, por gjithsesi ka ende shumë kohë”.

Sfidanti.al