Rasti “Lukaku”, tifozë mos ngrini tempuj për yjet që pastaj do t’i prishni!

Në këmbë mund të mbeten vetëm ata për Maradonën, Pelenë, Raulin, Totin apo Maldinin. Duket se tifozët e futbollit duhet të nisin të mendojnë ndryshe lidhur me idhujtarinë aq shumë të përhapur mes tyre. Nëse largimi i Mesit nga Barcelona nuk u shoqërua me vandalizma, po ndodh ndryshe me ikjen e Romelu Lukakut nga Interi. Tifozët janë zemëruar me belgun, që u ktheu krahët pas vetëm dy sezoneve, dhe si rrjedhojë shkuan dhe dëmtuan muralen e tij në stadiumin “San Siro”. Tifozët ishin të zemëruar me klubin, por edhe me sulmuesin belg duke shkruar në banderola se “po largohesh për më shumë para”. Tifozët, ndërkaq, duhet të vendosin t’i ndërtojnë tempujt për yjet e tyre vetëm pasi ata të përfundojnë karrierën.

Sfidanti.al