Përderisa Haland luan në Bundesligë, Bajerni është gjithnjë i pari për ta marrë!

Ka qenë politikë e këtij klubi që të fitojë së pari “luftën brenda llojit”. Kjo ka qenë mënyra sesi Bajerni ka imponuar veten në Gjermani duke u marrë rivalëve yjet më të rëndësishëm. Për fatin e bavarezëve, Erling Halandi luan tek Dortmundi dhe ata tani janë të bindur se duhet të luftojnë për ta marrë. Klauzola e Halandit verën e ardhshme është rreth 75-80 milionë euro, dhe Bajerni nuk do të ngurrojë për këtë çmim edhe pse nuk do që të shpenzojë shumë. Bavarezët e dinë se çmimet janë rritur dhe duhet të jetojë në këtë realitet. Problemi kryesor është tek rroga pasi klubet angleze mund të ofrojnë më shumë, dhe kjo mund ta bëjë Halandin që të largohet, aq më tepër që Premier Liga është kampionat më i fortë sesa ai gjerman.

Sfidanti.al