Ka qenë politikë e këtij klubi që të fitojë së pari “luftën brenda llojit”. Kjo ka qenë mënyra sesi Bajerni ka imponuar veten në Gjermani duke u marrë rivalëve yjet më të rëndësishëm. Për fatin e bavarezëve, Erling Halandi luan tek Dortmundi dhe ata tani janë të bindur se duhet të luftojnë për ta marrë.