Është tepër e rrezikshme të mbetesh në dorë të një ylli, pasi ai edhe mund të dëmtohet, edhe mund të dalë nga forma, por realiteti tek Reali i Madridit është pikërisht ky. Me Karim Benzemanë që nuk është bashkuar ende me ekipin, Reali ka shënuar shumë pak në miqësoret e verës, vetëm 2 ndaj Vajekanos, Rejnxhërsit dhe Milanit. Joviç dhe Mariano nuk po arrijnë të shënojnë, ndërsa mungesat janë të shumta. Karvahal e Mendi, Valverde, Hazar dhe Kros. Një shqetësim i madh, ndërsa shqetësim është edhe forma e dobët e Odegardit.
Sfidanti.al