Ky ishte komenti i të përditshmes “Bild”, ndërsa trajneri i kombëtares gjermane u ndodh vërtet në Mynih në fundjavë, veçse me plane krejt të tjera. i ngacmuar nga gazetarët, Joakim Lëvi sqaroi se kishte qenë në “Alianc Arena” për të ndjekur ndeshjen Bajern-Hofenhajm për talentin Xhamal Musiala. Futbollisti i ri bavarez, ka lindur në Shtutgart, por ka jetuar për shumë vjet me prindërit në Britaninë e Madhe dhe ka pasaportën britanike. Po ashtu, ai luajti për Anglinë U21, por tashmë tek Bajerni duket se ka ndërruar mendje dhe pëlqen të luajë për Gjermaninë. “Ai është një talent i nivelit më të lartë, – tha Lëvi, – ne duhet që ta kemi me patjetër në kombëtare. Ai e di që unë e dua në kombëtare dhe vendimi i takon atij”. Po Myleri? E përditshmja “Tages Cajtung” e Mynihut (TZ) shkruan se “Lëvi ia ka lënë paksa derën hapur 31-vjeçarit”, ndonëse u shpreh se “nuk ka asgjë të re për të thënë, të paktën për tani”. Nuk mungoi përgjigjja nga ylli bavarez. “Nuk është se pata ndonjë motivim ekstra nga prania e tij në stadium, – u shpreh ai, – edhe në ndeshjet e kaluara unë luajta shumë mirë dhe më duket se trajneri i kombëtares nuk ishte në stadium”.
Sfidanti.al