Lautaro Martinez bëhet baba; fotoja e parë me të fejuarën dhe vajzën

Fjongo rozë në shtëpinë Inter; erdhi në jetë Nina Martinez, vajza e parë e sulmuesit Lautaro Martinez dhe të fejuarës së tij, Agustina Gandolfo. Cifti, që është në qiellin e 7, e ndau me të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale lajmin e gëzuar

‘Mirëse erdhe Nina-shkruante Lautaro Martinez në postimin e tij në Instagram ku publikoi edhe një foto të familjes së bashkuar-Faleminderit Agustinë që më dhe këtë gëzim të madh’

‘Mirëse erdhe në jetët tona, dashuria jonë-shkruante Agustina në dedikimin për vajzën e saj që lindi në Milano. Ndërkaq shokët e skuadrës së Lautaro Martinez nuk reshtën së uruari prindërit e rinj. Hakimi ripostoi foton e familjes duke shkruar mesazhin” Sa gëzim miku im, urime të dyve’. Ndërsa D’Ambrosio e Candreva preferuan të komentonin duke përdorur emojin zemër.

Edhe Mauro icardi komentoi lajmin e gëzuar të Martinez duke shkruar: ‘Urime’, ndërsa mes atyre që kishin bërë ‘Like’ postimit të Lautaros ishin edhe Eriksen, Aguero, Correa, De Vrij, Skriniar, Keita Balde, Politano, Nainggolan, Sensi, Lukaku e Vecino.

Sfidanti.al