Shifrat e kontratës së Messit, ‘Olé’ i kundërpërgjigjet ‘El Mundo’

Një ditë pas publikimit nga ‘El Mundo’ të shifrave të kontratës së firmosur nga Lionel Messi me Barcelonën në vitin 2017, media në Argjentinë reagoi duke i dalë në mbrojtje kapitenit të skuadrës katalanase. Kjo e përditshme iu kundërpërgjigj ‘El Mundo’ me një faqe të parë speciale

Kjo e përditshme ironizoi ‘El Mundon’ duke përdorur të njëjtin format, por duke dhënë të tjera detaje për Lionel Messin, ato sportive të regjistruara me fanelën e Barcelonës

Ndërsa ‘El Mundo’ e titulloi artikullin bombë ‘Kontrata faraonike e Messit që shkatërron Barcelonën’, Ole iu kundërpërgjigj me titullin: IA VLEJNE TË GJITHA. Ndërsa mbi foton e syve të Messit, Ole publikoi shifrat 650 260 755 duke aluduar për numrine  golave të shënuara, assisteve të dhënë dhe ndeshjeve që Messi ka zhvilluar me Barcelonën duke iu kundërpërgjigjur El Mundos me shifrën 555.237.619  Euro e publikuar për të treguar vlerën e kontratës së tij

Por jo vetëm kaq, Ole në fund edhe e thumboi ‘El Mundo’ me nëntitullin: ‘Donit shifrat e Messit? Ja ku i keni. Publikimi i kontratës, një tradhëti që iu përgjigj me një supergol tjetër’.

Sfidanti.al