‘Jam shumë i lumtur sot. Ndihem mirë, jam përshtatur, jam më I qetë. Jam shumë i lumtur këtu. Dua të qëndroj te PSG’. Me këto fjalë, Neymar shuan zërat e merkatos që po e shoqërojnë prej muajsh duke konfirmuar dëshirën e tij për të vijuar te skuadra kampione e Francës në një intervistë për TF1
‘Ndihem brenda skemave dhe jam më i qetë-tha futbollisti më i kushtueshëm në historinë e futbollit që tentoi të mbajë edhe Mbappe te parizienët-shpresoj se edhe Kylian dëshiron të qëndrojë. Sigurisht kjo është urojnë të gjithë tifozët’
‘Mbappe është një djalosh i artë-shtoi Neymar-jemi si vëllezër dhe unë jam vëllai më i madh. E quaj Golden Boy sepse është vërtet një djalosh i artë. Si futbollist të gjithë e dinë sa vlen, por jashtë fushave të lojës është fantastic. Ngjajmë me njëri-tjetrin dhe duhet të jemi të lumtur për këtë. Shpresoj që edhe Kylian të dëshirojë që të qëndrojë. Duam që kjo e jona të mbetet një skuadër e madhe dhe dua të vijoj të bëj atë që kam bërë gjithnjë; të luaj futboll dhe të jem i lumtur, ky është maksimumi’.
Sfidanti.al