Pse mos kthehet Pogba tek Juventusi, dëgjoni ç’thotë shpirti i tij

Pogba dikur ka thënë se shtëpia e tij është Mançester Junajtidi, por tani, siç duket, ai “ka marrë shtëpi të re”, sepse thotë se shtëpia e tij është Juventusi.
“Kur na ra që të luajmë me Juventusin në grup në Ligën e Kampioneve, unë i thashë vëllait tim se kjo gjë është paracaktuar nga fati, se kështu donte vetë Zoti”, deklaroi mefushori francez i Mançester Junajtidit, Pol Pogba, duke shtuar se Juventusi është shtëpia e tij, se atje ai ka shumë miq, se kishte mësuar shumë nga Bufoni, Kielini dhe Bonuçi, se ishte rritur pranë Pirlos dhe se ai edhe tani mban kontakte me Dibalën, Kuadradon, Bonuçin. “Juventusi është klubi im”, thotë tani Pogba.
Në fakt, Pogba nuk e fsheh se ai do që të kthehet te Juventusi, por shanset që ky klub ta lëshojë atë për 70 milionë euro, aq sa thuhet se kërkon Junajtidi, janë fare të vogla. “Ne dimë se ky është klubi i tij, por ai tani luan me Junajtidin. Sidoqoftë, ne po e ndjekim situatën rreth tij”, vuri në dukje Pavel Nedved, një nga drejtuesit e lartë të Juventusit.
Sfidanti.al