De Brejne, sezon i mallkuar; 6 jave te tjera jashte fushave

Mancester Siti do te jete i detyruar te beje serish pa Kevin De Brejne. Mesfushori belg po perjeton nje sezon te mallkuar duke qene se pesoi nje demtim ne gju. Gjithcka ndodhi ne ndeshjen e Kupes se Liges qe Mancester Siti e fitoi 2-0 ndaj Fulhamit. Futbollisti kreu rezonancen manjetike ku u konfirmua demtimi ne ligamente, por per fatin e mire te tij De Brejne nuk do t’i nenshtrohet asnje nderhyrje kirurgjikale.

Mesohet se De Brejne do te qendroje jashte fushave te lojes per 6 jave qe do te thote se ai do te humbase derbin me Mancester Junajtid qe do te luhet ne 11 nentor ne Etihad Stadium.

Ne muajin gusht De Brejne pesoi nje demtim ne ligamentet e gjurit te djathte duke qendruar 2 muaj e gjysme jashte fushave te lojes duke u kthyer ne ndeshjen me Totenhemin. Ajo me Fulhamin ishte e para per te si titullar, por u demtua serish kete radhe ne gjurin e majte.

‘Askujt nuk i pelqen qe te kete lojtare te demtuar-u shpreh trajneri Guardiola-na vjen keq per De Brejnen. Tani ai do te kaloje ca kohe me familjen, do te jene edhe pushimet nga ndeshjet e kombetareve dhe me pas do te kthehet’.

Sfidanti.al