Klubi argjentinas, Rivel Plata, para ca ditësh, siguroi kualifikimin për në finalen e madhe të Kupës Libertadores dhe në një kohë që e gjithë vëmendja është drejtuar për te derbi i jashtëzakonshëm Super Klasiko në këtë ndeshje historike kundër ekipit tjetër argjentinas, Boka Juniors, njeriu nr.1 i klubit të lartpërmendur, Rodolfo Donoforio, bëri një deklaratë të ashpër, duke sulmuar Realin e Madridit.
Para ndeshjes me Gremion e Brazilit, një medium amerikanojugor publikoi një lajm, sipas të cilit Reali synon që “t’i grabisë” River Plates “perlën” më të madhe dhe tani presidenti i Riverit thotë se kjo qenka e vërtetë, ndërsa vuri në dukje se ai është shumë i zhgënjyer nga ky veprim i presidentit Florentiono Perez.
Fjala është futbollistin super të talentuar, Esekiel Palasio, që po shkëlqen me bluzën e klubit të madh të mësipërm argjentinas, ndërkohë që ka edhe lajme, sipas të cilëve Reali tanimë ka bërë marrëveshje më këtë futbollist 20-vjeçar, madje pa kontraktuar fare me klubin e tij.
“Deri tani, unë mendoja se ky lajm ishte vetëm një spekulim i zakonshëm, pra i gënjështërt, por nuk qenka kështu. Ne sapo morëm konfirmim nga agjenti i vetë futbollistit dhe kjo na befasoi sa s’thuhet. Si ka mundësi që një klub zotërinjsh si Reali të veprojë kështu, a ka xhentelmenë në atë klub? Ata e dinë se nuk mund të bisedohet direkt me futbollistin, pa biseduar me vetë klubin. Ata paskan vepruar mbas shpinës sonë”, tha Donoforio.
Sfidanti.al