Pritej “hemoragji” më e madhe, por nuk ndodhi kështu. Të paktën, sipas asaj që boton revista “Kiker”, Bajerni do të ketë një organikë mjaft të mirë kur të presë sot Frajburgun në “Alianc Arenë” në orën 19:30. Do të jetë ndeshja e fundit e javës së 10-të të Bundesligës dhe kampionët do të përpiqen t’i afrohen kreut, me trajnerin Nagelsman që ka marrë disa lajme të mira. Nojeri duket se është gati ndonwse ende nuk jepet 100 pwr qind I sigurt. Po ashtu, De Ligti e Dejvisi, pa harruar Musialën. Gnabri është gati për në stol të paktën, edhe pse lufton për të qenë titullar, ashtu si edhe Zabiceri. Të dëmtuar mbeten pak, si Lykas Hernandez dhe Sarr, ndërsa Koman është i pezulluar. Bajerni ka 16 pikë në vend të 5-të ndaj 20 të Unionit të Berlinit që kryeson dhe 18 të Frajburgut.
Bajerni (4-2-2-2): Nojer (Ulrajh), Pavar, Upamekano, De Ligt, Dejvis, Kimih, Gorecka, Musiala, Sane, Myler, Mane.
Sfidanti.al