Skuadra gjermane gjykon se Federata Botërore e Automobilizmit dhe vetë Formula 1 nuk po bëjnë gjënë e duhur duke menduar për një ndëshkim “normal” për kampionët e botës. Sipas hetimit, skuadra austriake ka bërë një shkelje që mund të jetë 2 milionë USD mbi kufirin maksimal të buxhetit, ose të paktën mund të jetë më pak se 2.9 milionë USD. Rregullat janë që shkelja quhet e vogël kur është më pak se 5 për qind e buxhetit që është i përcaktuar në 145 milionë USD. Burime pranë FIA-s bëjnë me dijë se gjoba mund të jetë 7.5 milionë USD, por Mercedesi thotë se kjo është e padrejtë sepse nënkupton që mund të shkelësh rregullat për të arritur suksesin dhe pastaj ta paguar vetëm me një gjobë. Red Bulli fitoi vjet titullin për pilotë (Verstapeni) dhe konstruktorë.
Sfidanti.al