Antuan Grizman i kërkon falje tifozëve të Atletikos, pas golit

Më në fund po luan 90 minuta, ose është i lirë që ta bëjë, pasi klubi i tij arriti marrëveshjen me Barcelonën. Antuan Grizman po kthehet edhe në formë, ndërsa shënoi një gol të rëndësishëm në La Ligë, atë në fushën e Bilbaos që i dha Atletikos së Madridit fitoren 1-0. Kjo do të thotë ngjitje në tabelë menjëherë pas kryesuesve Barça e Real, ndërsa sulmuesi francez kishte një mesazh për tifozët. “I kërkoj falje atyre që mund t’i kem lënduar, – tha ai, – ndoshta do të donin të dëgjonin zërin tim”. Me gjasë, fjala është ende për kalimin e tij pa lavdi në “Kamp Nou” pak vjet më parë që i zemëroi tifozët e Atletikos. Tashmë, Grizmani ka rinovuar dhe thotë se është i lumtur që është një “atletiko”.

Sfidanti.al