Shpresa ishte që të kthehej në skuadër që këtë të diel, por nuk do të ndodhë. Interi nuk do ta ketë Romelu Lukakun në dispozicion për ndeshjen e Serisë A ndaj Salernitanës, ndërsa deri tani nuk e ka pasur në 10 sfida gjithsej. Sulmuesi belg, i rikthyer nga Çelsi si një “Shpëtimtar”, nuk ka qenë në asnjë nga 4 ndeshjet e Championsit, dhe në 6 të kampionatit. Të dielën mungesat “me arsye” do të jenë 11, ndërsa ka 6 javë jashtë ekipi për dëmtimin e pësuar në shtator ndaj Lacios. Trajneri Simone Inzagi shpreson ta ketë në ekip të paktën për javën e ardhshme ndaj Fiorentinës, ndërsa Lukaku duket se është tepër i rëndësishëm për një ekip që është në krizë në Serinë A. Belgu ka luajtur vetëm 3 ndeshje, ka shënuar 1 gol e ka shërbyer 1 asist.
Sfidanti.al