Një llotari fati i Harri Kejnit ndaj Realit! Poçetino peshon vendimin!

Maurisio Poçetino do të donte me gjithë shpirt që Harri Kejn të ishte në fushë ndaj Realit në Champions. Sulmuesi kryesor i skuadrës u kthye në stërvitje një ditë para përballjes në “Uembli”, dhe la të kuptohej se ndihej shumë mirë. Gjestet e tij e thoshin qartë këtë. Gjithsesi, trajneri i Totenhemit nuk dëshiron të rrezikojë.

“Ne kemi shumë besim se ai mund të luajë, – tha ai, – por nuk mund të rrezikojmë, do të bisedojmë me mjekët dhe lojtarin përpara se të vendosim. Duhet të marrim vendimin e duhur”. Kejn ka qenë sulmuesi ndoshta më i mirë i Europës këtë fillim sezoni, ishte shumë i rëndësishëm në barazimin 1-1 të Totenhemit në Madrid ndaj Realit, por mungoi në humbjen 0-1 në kampionatin anglez, në fushën e Mançester Junajtidit.

Sfidanti.al