Guardiola: Napoli i frikshëm, do vuajmë, por nuk duam barazimin!

Pep Guardiola me siguri u ka bërë lojtarëve të tij seanca si terapi kundër presionit të publikut, në prag të ndeshjes ndaj Napolit në “San Paolo”. Trajneri i Sitit e di mirë se napolitanët janë një rrezik për rekordin e tij 100 për qind të pikëve në grupin e Championsit. Edhe pse Siti fitoi 2-1 në Angli, “muzika” mund të jetë tjetër , me Napolin që është mundur për herë të fundit në fushën e tij në mars (ndaj Realit).

“Do të vuajmë si kurrë ndonjëherë më parë, – u shpreh trajneri katalanas, – duhet të jemi të përgatitur për këtë. Napoli është një skuadër e shkëlqyer dhe Zhorzhinjo është i mrekullueshëm. Gjithsesi, nuk kemi ardhur këtu për të barazuar, pasi ne luajmë gjithnjë për fitore, thjesht duhet të pësojmë më pak gola sesa pësojmë zakonisht jashtë fushe”.

Sfidanti.al