Zhesusi, rekordi i pazakontë: S’ka humbur gjatë një viti të tërë!

 

Mançester Siti ka startin më të mirë në historinë e Premier Ligës, në 10 ndeshjet e para, me nëntë fitore, vetëm me një barazim dhe një golavarazh pozitiv prej +29 golash. Një nga ata qëndron mbas këtij suksesi është sigurisht Gabriel Zhesusi. Këto ditë, ky ftubollist i ri brazilian kremtoi një përvjetor të veçantë, pasi ai nuk ka humbur, gjatë një viti të plotë, në asnjë ndeshje, ne të cilën ai ka luajtur.

Kjo do të thotë se, kur ai ka luajtur, Siti nuk ka humbur asnjëherë dhe humbja e fundit atij i daton më 29 tetor 2016, kur ai luante me Palmeraisin. Që atëkohë, ai ka luajtur në 35 ndeshje, edhe për ekipin brazilian dhe edhe për Sitin, por nuk ka humbur asnjë ndeshje, ku ka luajtur. Ai ka shënuar 27 fitore dhe tetë barazime.

Sfidanti.al