Novak Gjokoviç është ende me pushime, edhe pse po i mbaron ato. Tenisti serb, ish-numri 1 në botë, po i shfrytëzon më së miri ditët e lira që i kanë mbetur derisa të fillojë edhe një herë torturën në fushat me dhe të ngjeshur, me bar apo me çimento. Një kënaqësi më vete ishte vizita e tij në Los Anxhelos, , dhe pikërisht në Arenën e famshme “Stejpëlls Sentër”. Ai ndoqi fitoren e madhe të kampionëve, 141-113 ndaj Los Anxhelos Klipersit në NBA, suksesin e 11-të radhazi të tyre në një derbi të Kalifornisë ndaj Klipersave.
Pas ndeshjes, Nole takoi Stefën Kërrin, autorin e 31 pikëve, njeriun që tentoi 11 gjuajtj, shërbeu 6 asistë dhe kapi 5 topa në tabela. Kevin Durant ishte pak më i lirshëm, duke shënuar 19 pikë, ndërsa Golden Stejti la pas humbjen e papritur me Detroitin. Gjokoviç, ndërkaq, përgatitet të kthehet në tenisin aktiv në dhjetor, ndërsa po pushon që kur u tërhoq nga Uimbëlldoni në korrik.
Sfidanti.al