Politika në Katalonja nuk lë indiferent as Ter Shtegen

Debatit politik për Katalonjën nuk i shpëton as Ter Shtegen. Portieri gjerman në një intervistë për të përditshmen gjermane WAZ flet me shumë natyralitet në lidhje me këtë cështje delikate në vendin iberik duke thënë se në skuadër  respektohet opinioni i çdo futbollisti

‘Në skuadër diskutohet cështja e referendumit dhe pavarësisë së Katalonjës-tha Ter Shtegen-një pjesë e futbollistëve kanë lindur këtu dhe secili prej tyre ka mendimin e tij dhe respekton atë të tjetrit. Unë personalisht nuk mund të jap një gjykim të qartë për atë cfarë po ndodh këtu është një temë e komplikuar pasi ka të bëjë me ndjenjat e personave. Kam lexuar shumë për këtë temë’.

Përsa i përket cështjes së flamujve që po valëviten në vend, Ter Shtegen theksoi: ‘Shoh flamuj të të gjitha ngjyrave. Dëgjoj që personat ndihen krenarë që janë katalanas dhe se duan të jenë të pavarur. Por shoh gjithashtu edhe manifestimin e njerëzve të tjerë që duan të qëndrojnë në Spanjë-tha Ter Shtegen

Sfidanti.al