Çmenduri në Egjipt në prag të finales së Championsit të Afrikës

Al Ahli është padyshim klubi më i madh i Egjiptit dhe i gjithë Afrikës. Skuadra e “popullit” do të ketë rast të fitojë një tjetër trofe të madh në historinë e saj të shkëlqyer, pasi do të luajë të shtunën finalen e Ligës së Kampionëve të Afrikës. Përballë saj do të jetë skuadra marokene, Uidad e Kazablankës, por fillimisht lojtarët e Al Ahlit duhet të përballonin trysninë e tifozëve të tyre.

Mijëra e mijëra prej tyre shkuan në atë që ishte një stërvitje e hapur, pikërisht për nder të tifozëve. Kaq i madh ishte numri i përkrahësve në Kairo, aq sa u mbushën të gjitha tribunat në kompleks, u mbush pista dhe madje njerëzit u ngjitën edhe mbi rrethimin e brendshëm. Më në fund, me qindra prej tyre hynë në fushë dhe që nga ai moment nuk mund të bëhej fjalë për stërvitje. Al Ahli ka barazuar 1-1 në Marok, dhe është pranë Championsit të 9-të në histori, veçse shpreson që të mos e pengojnë tifozët e vet. Në Egjipt, Al Ahli ka fituar 39 tituj dhe 36 Kupa.

Sfidanti.al